Telegrafi

Sarri i zemëruar: Do ta padisë gazetën që më lidhi me Juven

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri kërcënon me veprime ligjore pasi një gazetë pretendoi se ai ishte takuar me Juventusin.

Është raportuar se trajneri i Bianconerëve, Massimiliano Allegri do të largohet nga klubi në fund të sezonit, me drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ që kanë bërë planet për zëvendësuesit e tij potencial.

Trajneri i Fiorentinës, Paulo Sousa, ka qenë i lidhur shumë me vendin e Allegrit, por këtë mëngjes, Il Tempo, pohoi se Sarri ishte takuar tashmë me gjigantët e Torinos.

Lexo po ashtu Allegri për Arsenalin: Do të shohim çka do të ndodh në qershor

“Një gazetë pretendon se jam takuar tashmë me Juventusin”, ka thënë Sarri i nervozuar, përcjell Telegrafi.

“Unë do të flas me avokatët dhe të shohim nëse ka baza të padisë. Ky ka qenë një raport krejtësisht i rremë, unë do të shoh nëse ka baza”, përfundoi trajneri i Naoplit. /Telegrafi/