Maurizio Sarri e ka shpjeguar arsyen se pse Cesc Fabregas dhe David Luiz nuk kanë rënë dakord me kontratat e reja me Chelsean .
Italian thotë se dëshiron që të dy lojtarët të qëndrojnë në klub, pavarësisht kontratave të tyre që përfundojnë në qershor.
“Davidi dhe Cesc janë lider, prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme për mua, për stafin, gjithashtu për shokët e tyre, nëse ata qëndrojnë me ne”.
Sarri shtoi se të dy lojtarët donin të nënshkruanin marrëveshje afatgjata, të cilat klubi nuk janë të gatshëm t’i ofrojnë.
“Klubi dëshiron një kontratë me afat më të shkurtër dhe lojtarët duan një kontratë të gjatë”.
“Është e vështirë për këtë arsye, mendoj se në fund mund të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Sarri.
Fabregas kërkohet nga Milani, ndërsa për Luiz ka interesin nga klubet e Ligës Premier. /Telegrafi/