Site icon Telegrafi

Sarri vrapoi për ta mbajtur shqiponjën ikonike pas fitores ndaj Romës në derbi

(Foto: Screebshot/Twitter/Lazio S.S.)

Derby della Capitale është shoqëruar me reagime të ndryshme në prapaskenë, ku përfshiheshin tifozët, lojtarët, por edhe trajnerët.

Lazio e fitoi me rezultat 3-2 derbin e të dielës ndaj Romës, ashtu që nuk mund të mungonte shqiponja ikonike përpara tifozëve të Bianconcelestëve.

Derisa Jose Mourinho i mblodhi lojtarët e tij për një fjalim motivues, Maurizio Sarri vrapo drejt Curva Nord teksa përqafohej nga pjesëtarët e stafit të tij.

Dhe përballë tifozëve të pranishëm në Curva Nord, trajneri e mori shqiponjën e famshme, maskotën e klubit, që e ngriti përpara mbështetësve të skuadrës.

Lexo po ashtu Veprimi i pazakontë i Mourinhos pas humbjes së Romës nga Lazio

Fitorja ndaj Romës ishte e treta për Lazion në këtë fillimsezoni që është ngritur në kuotën e 11 pikëve. /Telegrafi/

Exit mobile version