Telegrafi

Sarri vlerëson lart Ronaldon: Është një kampion kokë e këmbë

Maurizio Sarri e Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri e cilësoi të jashtëzakonshëm Cristiano Ronaldon pasi ylli portugez ndihmoi Juventusin me dy gola në barazimin 2-2 ndaj Atalanta.

Ronaldo konvertoi në gola dy goditje nga pika e bardhë në Torino të shtunën mbrëma kur Juve mori edhe një hap tjetër drejt titullit të Serie A këtë sezon.

Reprezentuesi portugez zhvlerësoi golin e Duvan Zapata para se të sigurojë një gol tjetër në minutën e 90-të duke zhvlerësuar edhe golin e Ruslan Malinovskiy.

Lexo po ashtu Juventusi shpëton në fund ndaj Atalantas, Ronaldo me dy gola nga penalltia ia siguron një pikë "Zonjës së Vjetër"

Sarri, skuadra e të cilit është tetë pikë në krye të tabelës me gjashtë ndeshje për t’u luajtur, përshëndeti aftësinë e Ronaldos për të trajtuar presionin.

Ronaldo gjatë ekzekutimit të penalltisë (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

“Ai është një kampion me këmbët e tij, por edhe me kokën e tij”, ka thënë fillimisht Sarri në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Ai arrin të trajtojë presionet që ka ndaj tij në një mënyrë të jashtëzakonshme”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/