Maurizio Sarri e cilësoi të jashtëzakonshëm Cristiano Ronaldon pasi ylli portugez ndihmoi Juventusin me dy gola në barazimin 2-2 ndaj Atalanta.
Ronaldo konvertoi në gola dy goditje nga pika e bardhë në Torino të shtunën mbrëma kur Juve mori edhe një hap tjetër drejt titullit të Serie A këtë sezon.
Reprezentuesi portugez zhvlerësoi golin e Duvan Zapata para se të sigurojë një gol tjetër në minutën e 90-të duke zhvlerësuar edhe golin e Ruslan Malinovskiy.
Sarri, skuadra e të cilit është tetë pikë në krye të tabelës me gjashtë ndeshje për t’u luajtur, përshëndeti aftësinë e Ronaldos për të trajtuar presionin.
“Ai është një kampion me këmbët e tij, por edhe me kokën e tij”, ka thënë fillimisht Sarri në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
“Ai arrin të trajtojë presionet që ka ndaj tij në një mënyrë të jashtëzakonshme”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/