Telegrafi

Sarri u kërkon fansave të Chelseat ta respektojnë më shumë Mourinhon

Chelsea nuk ka arritur të triumfoj kundër Manchester Untiedit duke barazuar 2-2.

Trajneri i The Blues, Maurizio Sarri u ka kërkuar tifozëve që mos ta sulmojnë strategun portugez të Djajve të Kuq, Jose Mourinho.

Ky i fundit në një moment të ndeshjes është vërshëllyer prej anës së fansave, e cila gjë ishte e para herë në karrierë të portugezit.

Në fakt, Mourinho u sulmua verbashlisht nga mbështetësit e Blues të shtunën pasi Special One ngriti tre gishta për të ilustruar tre titujt që fitoi me Chelsean.

“Po. Mourinho këtu ka fituar dhe mendoj se duhet ta respektojmë atë si dhe të gjithë ata që kanë fituar një trofe për klubin”, tha italiani.

Lexo po ashtu Tifozët e Chesleat fyejnë Mourinhon, portugezi iu përgjigjet duke iu treguar sa tituj ua ka fituar

Theksojmë se gjatë mbrëmjes së nesërme (e martë), United do ta pres para shikuesve të vetë Juventusin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Chelsean do ta shohim të enjten përsëri në veprim në kuadër të Ligës së Evropës, ku si kundërshtar do ta ketë BATE Borisovin. /Telegrafi/