Maurizio Sarri po kalon një moment mjaft të mirë me Chelsean, që është aventura e tij e parë jashtë Italisë.
Blutë e Londrës po luajnë mjaft bukur dhe mbi të gjitha po marrin suksese.
Sarri e pranon se nuk e ka pritur të gjejë kaq shpejt vetën te Chelsea, ndërsa e thumbon edhe Antonio Conten.
“Të them të drejtën nuk e prisja një përshtatje kaq të shpejtë, pasi kudo ku kam shkuar, dy muajt e parë kanë qenë të vështirë”.
“Megjithatë skuadra është përgjigjur mjaft mirë, ndonëse nuk kishte përgatitjen e duhur taktike”.
“Nuk më interesojnë çmimet personale, pasi duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”.
“Kemi shumë punë për të bërë, pasi punojmë për të ngritur lart emrin e Chelseat dhe jo tonin personal”, ka thënë Maurizio Sarri.
Chelsea në fundjavë luan me Crystal Palacen. /Telegrafi/