Site icon Telegrafi

Sarri: Do të doja të ndeshesha me Barcelonën në Ligën e Evropës

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka shprehur dëshirën e tij që të përballet me Barcelonën në raundin e play-offit të Ligës së Evropës.

Pasi përfundoi e dyta në Grupin E, skuadra e Sarrit duhet të luajë në play-off. Ata do të duhet të përballen me një nga tetë skuadrat që dolën në vendet e treta në grupet e tyre të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e Xavit u eliminua nga Liga e Kampionëve, duke mbetur pas Bayern Munich dhe Benfica.

Kur u pyet për kundërshtarin e tij të preferuar në raundin e ardhshëm në Ligën e Evropës, Sarri për Sky Sports Italia ka thënë se do ta donte Barcelonën.

“Do të doja të ndeshesha me Barcelonën sepse është i vetmi ekip me të cilin nuk jam përballur kurrë në karrierën time”, deklaroi ai.

Lazio i Sarri aktualisht gjendet në pozitën e tetë në Serie A, 13 pikë pas liderit Milan./Telegrafi/

Exit mobile version