Maurizio Sarri tashmë ka nënshkruar për dy vit me Chelsean dhe opsion për vitin e tretë, ndërsa Napolit do t’i paguhet edhe klauzola prej 5 milionë eurove.
Sipas CalcioNapoli24.it, ka pasur takime shumë të shpeshta mes shefes së Chelseat, Marina Granovskaia dhe drejtorit të Napolit, Cristiano Giuntoli.
Sarri ka marrëveshje personale me Chelsean, me një kontratë valide në deri vitin 2020 dhe me opsion për sezonin e tretë.
Më e rëndësishmja është se Napoli janë të gatshëm që të pranojnë një kompensim prej 5 milionë euro për ta liruar nga kontrata.
Megjithëse se ai u shkarkua për t;ia liruar vendin Carlo Ancelottit, ai mbetet nën kontratë me klubin derisa të përfundojë me pëlqimin e ndërsjellë.
Klauzola për lëshimin me 8 milionë euro ka skaduar me 31 maj.
Ajo do të jetë aktive përsëri nga muaji i ardhshëm, por Chelsea nuk mund të presë deri atëherë dhe duhet të negociojë drejtpërdrejt me Napoli.
Gjithashtu sot, ka pasur raportime se Chelsea ka rënë dakord të përfundojë kontratën e tyre me Antonio Conte dhe stafin e tij për një kosto totale prej 11 milion euro.
Sarrit do t’i bashkohet Gianfranco Zola si menaxher i ekipit ose drejtor sportiv. /Telegrafi/