Telegrafi

Sarri: Tani kemi pushim prej ndeshjeve miqësore, mund të punojmë si duhet

Juventusi ka barazuar 3-3 në një ndeshje miqësore me yjet e kampionatit koreano-jugor, ndërsa pas ndeshjes ka folur trajneri Maurizo Sarri.

Juventusi nuk po tregon formë të mirë në këto miqësore, teksa po shfaqin probleme të shumta në mbrojtje.  Në tri ndeshje bardhezinjtë kanë pësuar shtatë gola.

“Në këtë moment, është shumë shpejt për të përmbledhur situatën që jemi, duke parë që shumë lojtarë janë jashtë skuadrës”.

“Sot iu dhamë mundësi të rinjve, të cilët u shfaqën mirë”.

“Ronaldon nuk e aktivizuam sepse ishte shumë i lodhur, dhe vendosëm që ai të pushojë. Luajtëm në një stadium shumë të bukur, dhe me shumë tifozë. 10 ditët e ardhshme nuk do të luajmë asnjë ndeshje, dhe tani ne do të përqendrohemi vetëm në stërvitje”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/