Telegrafi

Sarri shpjegon arsyen e mungesës së Ronaldos ndaj Brescias

Cristiano Ronaldo dhe Maurizio Sarri (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e skuadrës së Juventusit në ndeshjen e të dielës kundër Brescias, të cilën Bianconerët e fituan me rezultat 2-0.

Ishte raportuar se trajneri Maurizio Sarri ka vendosur t’i japë pushim sulmuesit kryesor të skuadrës, ndërsa strategu italian tash e ka shpjeguar arsyen e mungesës.

Lexo po ashtu Ronaldo mungon ndaj Brescias

Ai ka thënë se Ronaldo kishte nevojë për pushim pas angazhimit të madh dhe ndeshjeve të njëpasnjëshme që ka zhvilluar.

Cristiano Ronaldo (Foto: Chris Ricco/Getty Images/Guliver)

“Është vështirë; kemi shumë lojtarë të fortë, ndërsa disa prej tyre nuk mund të luajnë. Të gjithë ata janë lojtarë atipikë, pa ndonjë rol specifik. Kemi shumë situata për t’i rregulluar”.

“Ronaldi është një qendërsulmues, i cili luan jashtë qendrës. Cristiano duhej të pushonte; ai nuk mund t’i luajë 75 ndeshje brenda vitit për ekipin kombëtar dhe klubin, prandaj vendosëm ta linim ta marrë veten”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/