Chelsea ka zgjedhur trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin si pasardhës ideal i Antonio Contes dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej tetë milionë eurove.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Roman Abramovich është adhurues i madh i futbollit që aplikon italiani në San Paolo.
Napoli është në krye të tabelës së Serie A pasi me 18 fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje në këtë sezon.
Qasja spektakolare e Sarrit është lavdëruar hapur nga menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili e cilëson Napolin si një nga ekipet më të mira në Evropë.
Pavarësisht se Conte pohon që ka edhe 18 muaj kontratë të vlefshme, shumë besojnë se ky është viti i fundit në Stamford Bridge.
Sarri do të ishte një trashëgimtar i mirëpritur për disa arsye, duke përfshirë edhe refuzimin e transferimeve të reja, duke këmbëngulur se puna e tij do të sjell rezultatet dhe jo prurjet e reja.
Italiani theksojmë se ka klauzolën e largimit për tetë milionë euro, e cila është e vlefshme deri më 31 maj të këtij viti. /Telegrafi/