Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka thënë se Cristiano Ronaldo është një ekzemplar.
Bianconerët kaluan në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohen me Milanin ose Torinos, pas fitores 3-1 ndaj Romës.
Cristiano Ronaldo, Rodrigo Bentancur dhe Leonardo Bonucci shënuan në këtë ndeshje.
“Ne patëm një pjesë të parë të mirë, por nuk dolëm nga dhoma e zhveshjes mirë”.
“Pataj, ne përsëri u futëm në lojë. Gigi Buffon bëri disa pritje që konfirmojnë se ai është akoma në gjendje të mirë dhe një portier i nivelit të lartë”.
“Douglas Costa nuk ka ende 90 minuta në këmbët e tij, por duket se po përmirësohet. Ronaldo është në gjendje të jashtëzakonshme fizike dhe mendore, duke shënuar me ecuri të jashtëzakonshme. Në një nivel individual, unë nuk shoh se çfarë mund të përmirësojë te Ronaldo. Ndoshta në disa momente mbrojtëse”.
“Unë nuk mund të marr merita për formën aktuale të Ronaldos, ju mund t’i jepni merita vetëm nënës së tij për krijimin e një ekzemplari të tillë!”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/