Mesfushori gjerman, Sami Khedira mund të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar të verës.
Juventusi po synon revolucion këtë sezon dhe këtë e kanë treguar edhe me emërimin e trajnerit Maurizio Sarri, i cili njihet për futbollin e tij sulmues.
Megjithatë, ardhja e Sarrit në Allianz Stadium ka bërë që shumë lojtarë të kenë të ardhmen e pasigurt.
Sipas mediumit italian Calciomertaco, arritja e Sarrit në Juventus parashikon fundin e kohës së Khediras në klub italian.
Reprezentuesi gjerman u rrënua nga lëndimet sezonin e kaluar, duke e bërë vetëm 17 paraqitje për Bianconerët.
Problemet e tij me lëndimet dhe paaftësia për t’u përshtatur në stilin trajnerit të ri ‘Sarriball’ thuhet se janë arsyet e largimit të mundshëm të gjermanit. /Telegrafi/