Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, ka folur para takimit me Real Madridin i vlefshëm për një vend në çerekfinale.
Sarri ka thënë se presioni është mbi Realin edhe pse ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 3-1.
“Atmosfera do të jetë në krahun tonë dhe nuk do të influencojë te Reali, pasi ata janë mësuar të luajnë ndeshje të mëdha”.
“Presioni do të jetë mbi ata, janë kampion të botës dhe klubi më i pasur në botë”.
“Reali ka shënuar 46 gola, por ne mund tua bëjmë të vështirë”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/