Site icon Telegrafi

Sarri pasardhës i Contes, 12 milionë euro pagë për trajnerin e ri

NAPLES, ITALY - OCTOBER 21: Coach of SSC Napoli Maurizio Sarri gestures during the Serie A match between SSC Napoli and FC Internazionale at Stadio San Paolo on October 21, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Chelsea janë vënë pas trajnerit të Napolit, Maurizio Sarri, dhe është gati t’i paguajë rrogë prej 12 milionë euro. 

Sipas televizionit 7 Gold, emisarët e klubit nga Liga Premier,kanë filluar punën për Sarrin, në rast se Conte duhet të largohet.

Nëse Conte nuk arrin ta mbyll sezonin, në fund të tij do të largohet sigurt, me Milanin si destinacion i ri.

Sarri ka një klauzolë lirimi me Napolin që vlen 7.5 milionë euro, ndërsa klubi i Chelseat, ofron 12 milionë euro.

Nofka e tij në futboll është Sarrismo dhe në një ndeshje të madhe sikurse ajo ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolas, ai tregoi vetën.

Madje Guardiola kishte thënë që kjo është skuadra më e fortë që janë përballur.

Manchester City kishte humbur 2-1, por kishte humbur një penallti me Dries Mertens.

Napoli ishin lider në Serie A deri mbrëmë kur fitoi Interi. /Telegrafi/

Exit mobile version