Site icon Telegrafi

Sarri pas fitores ndaj Brescias: Ronaldo nuk mund të luajë në çdo ndeshje, i merituam tri pikë

Maurizio Sarri (Foto: Juventus EN/Twitter)

Maurizio Sarri e ka pranuar se Juventusi hasi në disa vështirësi në fitoren 2-0 ndaj Brescias.

Zonja e Vjetër fitoi në shtëpi ndaj rivalit të Serie A-s, për t’u rikthyer në krye të tabelës me 57 pikë.

Trajneri i skuadrës italiane tha se ata ishin të durueshëm në ndeshje ndaj Brescias dhe pritën momentin e tyre që të shënonin golin e parë, derisa goditën tri shtylla.

Juventus (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ne bëmë çfarë duhej bërë. Ishte një start i qetë, kemi treguar durim, goditëm tri herë shtyllën dhe fitorja ishte mëse e merituar”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.

“PërseRonaldo u pushua? Ai nuk mund të luajë në çdo ndeshje, duhet të ketë pushim edhe për të. Na duhej një sistem i ri për këtë lojë, por Juan Cuadrado e Paulo Dybala bënë punë të mrekullueshme”.

“Ne kemi shumë lojtarë që luajnë në disa pozita dhe kjo gjë është e mirë, Dybala luan si sulmues, por e pëlqen të kthehet mbrapa, Cuadrado mund të luajë në disa pozita, derisa Ronaldo e pëlqen të luajë përpara”, ka shtuar më tej Sarri.

Juventusi në xhiron e ardhshme do të takohet me SPAL-in në udhëtim, e që shpresojnë të vazhdojnë me fitore. /Telegrafi/

Exit mobile version