Maurizio Sarri është deklaruar pas barazimit 1-1 me Leccen, duke thënë se Juventusi e mori ndeshjen me lehtësi.
Trajneri italian ka thënë se ata krijuan mbi dhjetë raste për gol, mirëpo që nuk arritën t’i konkretizonin ato.
“Fakti qëndron se ne krijuam dhjetë raste për gol dhe nuk i përfunduam ato. Mendoj se ne e morëm ndeshjen më lehtë”, ka thënë Sarri.
“Nuk e di nëse e dominuam ndeshjen apo ishim më të mirë se kundërshtari, por nuk duhet ta mendojmë atë. Kishim shumë shanse, por edhe mirëpo dhe shumë gabime”.
Për ndeshjen e tretë me radhë Mathtijas de Ligt luajti me dorë, ndërsa sot i mundësoi Lecces që ta barazonte rezultatin. /Telegrafi/