Site icon Telegrafi

Sarri i pakënaqur me Willianin

Willian - Sarri (The Sun)

Menaxheri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri, është i palumtur dhe planifikon të ketë një bisedë me sulmuesin anësor Willian pasi braziliani u vonua në kthimin e tij në klub pas Kupës së Botës.

E ardhmja e Willian me Blutë ka qenë në dilemë e këtë verë mes interesit të raportuar nga Barcelona, ​​Manchester United dhe Real Madrid, me katalunasit që bënë edhe disa oferta për të.

Ndjekja e Barcelonës përfundoi kur kampionët e La Ligas nënshkruan me Malcom nga Bordo për 41 milionë euro, por Willian u vonua në ribashkimin e tij me Chelsean nga pushimet e tij pas Botërorit duke nxitur spekulime që kishte ardhur një ofertë tjetër.

Lexo po ashtu Chelsea refuzon edhe ofertën e tretë të Barcelonës për Willianin

Sipas Goal.com është një çështje e pasaportave dhe jo një ofertë nga Real Madridi, si shkak i vonesës, por Sarri pranoi frustrimin me situatën e krijuar.

Willian është shumë i kërkuar në këtë afat kalimtar (Getty Images)

“Unë dua të flas me të para se t’u përgjigjem këtyre pyetjeve”, ka thënë fillimisht Sarri për raportet mbi situatën e Willianit.

“Dua të flas me të. Nuk jam i lumtur për këtë situatë, por para se të përgjigjem, do të doja të flas me të”.

Lexo po ashtu Real Madridi ofron rreth 115 milionë euro për dyshen e Chelseat, Courtois dhe Willian

Kur u pyetën nëse çështja ishte e çuditshme, Sarri thjesht u përgjigj: “Po”.

Willian nuk është i vetmi lojtar i Chelseat, e ardhmja e të cilit është në dyshim teksa ndeshjet e Ligës Premier po afrohet, pasi edhe dyshja belge, Eden Hazard e Thibaut Courtois gjithashtu janë në pikëpyetje. /Telegrafi/

Exit mobile version