Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, nuk ofroi asnjë justifikim pas humbjes së tyre 3-1 nga Tottenham.
Tottenhami ka mposhtur me dominim Blutë e Londrës duke ia shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon në Ligën Premier.
Chelsea ishte një hije e skuadrës që nuk e kishte shijuar humbjen në 12 ndeshjet e tyre të ligës dhe Sarri ka hedhur shumë kritika në drejtim të lojtarëve të tij.
“Jam i zhgënjyer për shkak se kemi luajtur shumë keq”, ka thënë fillimisht Sarri pas ndeshjes.
“Mendoj se kemi luajtur shumë keq në të gjitha drejtimet – fizikisht, mendërisht, teknikisht dhe taktikisht”.
“E dija që kishim disa probleme dhe me këtë shfaqje sot ishte e qartë për të gjithë ata që kemi probleme për të zgjidhur”.
“Mendoj se në tre ose katër ndeshjet e fundit ne nuk kemi filluar shumë mirë”.
“Sot nuk më pëlqeu asnjeri futbollistë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/