Maurizio Sarri ka thënë se dëshiron ta shoh një Juventus të fortë në Ligën e Kampionëve edhe pse nuk janë ende të balancuar mjaftueshëm më Crisitano Ronaldon, Gonzalo Higuainin dhe Paulo Dybalan përpara.
Zonja e Vjetër është ende e pamposhtur në të gjitha garat në këtë sezon, derisa në xhiron e parë të garës më të madhe për klube në Evropë barazuan 2-2 me Atletico Madridin.
Në këtë javë, torinezët do të përballen me Bayer Leverkusenin në kuadër të Ligës së Kampionëve, e që do të jetë një takim mjaftë i vështirë me një kundështar që është vetëm një pikë mbrapa Bayern Munichut në Bundesligë.
“Nuk mund të mendojmë tani për Interin”, ka thënë Sarri në konferencë për media.
“Bayer është vetëm një pikë mbrapa Bayern Munichut dhe janë skuadra më e mirë në Bundesligë me lojtarët kualitativ dhe të shpejtë”.
“Do të jetë një ndeshje e madhe nesër ( e martë) dhe nuk duhet të gabojmë asesi, pasi një gabim i vogël mund të ta humb ndeshjen”, ka shtuar më tej trajneri italian.
Sarri ka bërë të ditur se prioriteti i tij në këtë sezon është triumfi në Ligën e kampionëve, por nuk do ta lënë anash as Serie A-në. /Telegrafi/