Maurizio Sarri është nervozuar edhe më shumë pas eliminimit që i bëri Lyoni nga Liga e Kampionëve Juventusit.
Zonja e Vjetër fitoi 2-1 në shtëpi, mirëpo takimin e parë e kishte fituar 1-0 skuadra franceze, derisa ishte rezultati i përgjithshëm 2-2.
Gazetari i Sky Sport e ka pyetur Sarrin pa ndeshjes se a e ndjenë vetën të rrezikuar nga shkarkimi.
“Fjalët e mia dje ishin pak të interpretuar, nuk mendoj se trajnerët e nivelit të lartë vendosin në bazë të një ndeshje dhe unë mendoj se ata dinë të bëjnë vlerësime shumë më të gjëra”, ka thënë pas ndeshjes trajneri.
“Nuk e di, pyetjet e këtij lloji duken fyese për drejtuesit e Juventusit! Po të isha si ata do të ndërhyrja… Nuk pres asgjë, kam një kontratë dhe do ta respektoj”, ka shtuar Sarri më tej.
Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat mund të shkarkohet në ditët në vijim dhe vendin e tij mund të zë Pep Guardiola, që aktualisht drejton Manchester Cityn dhe mbrëmë eliminoi Real Madridin për të kaluar në çerekfinale. /Telegrafi/