Maurizio Sarri do ta bëjë debutimin e tij në Serie A te Juventusin pikërisht këtë fundjavë, kundër Fiorentinës të shtunën.
Sarri i humbi dy ndeshjet e para të Juve në kampionat, ndërsa po rimëkëmbej nga pneumonia.
Kështu që ndihmësi i tij Giovanni Martusciello ishte në konferencë për shtyp dhe në bankinë.
Sidoqoftë, u konfirmua të enjten se trajneri do jetë në udhëtimin e fundjavës në Artemio Franchi.
Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat dy ndeshjet e para i ka shikuar nga shtëpia.
Martusciello i fitoi dy ndeshjet hapëse në Serie A. /Telegrafi/