Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se skuadrës së tij i duhet edhe një sulmues, ndërsa vazhdojnë të jenë të lidhur me Gonzalo Higuainin.
Sulmuesi është në huazim te Rossonerët nga Juventusit, por e mbajnë të drejtën e blerjes edhe për 36 milionë euro në fund të sezonit.
Pipita ka pasur sezonin më të mirë sa ka qenë nën drejtimin e Sarrit te Napoli.
“Klubi e di opinionin tim”.
“Besoj se duhet diçka tjetër për karakteristikat që i kemi. Kjo varet nga bordi, jo nga unë”.
“Unë duhet të mendoj për përgjegjësit e mia në stërvitje. Duhet të provoj të përmirësoj lojtarët në fazën sulmuese”.
“Ne luajmë shumë mirë në 80 metra, por na mungon dicka në 20 metrat e fundit”.
“Duhet të provojmë ta zgjedhim problemin. Ne e kemi pasur kontrollin në çdo ndeshje, por nuk po e kemi të lehtë të shënojmë gol”, ka thënë Sarri pas barazimit pa gola ndaj Southamptonit.
Te Chelsea në sulm janë Olivier Giroud dhe Alvaro Morata. /Telegrafi/