Maurizio Sarri mund të ribashkohet me dy lojtarë të Napolit nëse ai merr detyrën e trajnerit te Lazio, pasi Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimovic janë agjentë të lirë dhe mund të transferohen në Olimpico.
Burime të shumta të mediave konfirmojnë që Sarri është në prag të nënshkrimit të kontratës dy-vjeçare me Lazion, me vlerë 3.1 milionë euro në sezon plus bonuse.
Ai do të duhet të transformojë sistemin aktual 3-5-2 në formacionin 4-3-3 të tij të preferuar kur merr përsipër detyrën e lënë nga Simone Inzaghi.
Sipas mediumit TuttoNapoli.net, kjo mund të nënkuptojë një ribashkim me dy lojtarë, kontratat e të cilëve me Napolin do të skadojnë më 30 qershor të këtij viti.
Maurizio Sarri could reunite with two Napoli players if he takes over at Lazio, as Elseid Hysaj and Nikola Maksimovic are free agents https://t.co/XWUSZDAnq3 #Napoli #Lazio #SerieA #SerieATIM pic.twitter.com/WFlDT32xzs
— Football Italia (@footballitalia) June 5, 2021
Mbrojtësi shqiptar Hysaj, i cili mund të luajë në të djathtë ose të majtë të mbrojtjes dhe qendërmbrojtësi Maksimovic janë të dy në dispozicion si lojtarë të lirë.
Kjo gjithashtu do të lejojë Lazio të mbajë ulur kostot e strategjisë së transferimeve, si dhe të sjellë lojtarë që tashmë i kuptojnë taktikat e Sarrit. /Telegrafi/