Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, mund të thuhet se është në rrezik nëse nuk arrijnë të kualifikohen për garat evropiane, ndërsa Maurizio Sarri po konsiderohet si një alternativë.
Ish-mesfushori rinovoi kontratën muajin e kaluar, por që atëherë rossonerët kanë arritur vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Humbja në finalen e Kupës së Italisë do të thotë se rosonerrët ende nuk janë kualifikuar në Ligën e Evropës ndërsa Gazzetta dello Sport po raporton se dështimi për të arritur Evropë mund të vërë Ringhion nën presion të madh.
Skuadrat të cilat përfundojnë në vendin e 5, 6 dhe 7 në Serie A do të kualifikohen, ndërsa kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e gjashtë të Serie A.
Megjithatë, ka ende dy ndeshje për të luajtur dhe Atalanta është vetëm një pikë pas gjersa Fiorentina ka dy më pak.
Gazeta beson se drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli mund të zëvendësohet nga Cristiano Giuntoli i Napolit.
Ai ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin e Partenopeit, Maurizio Sarrin dhe mund të kërkojë ta sjellë taktikën e italianit te Milani.
Theksojmë se Sarri ka një klauzolë lirimi prej tetë milionë euro, e cila është e vlefshme deri në fund të këtij muaji ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2022. /Telegrafi/