Site icon Telegrafi

Sarri: Lokomotiva e rrezikshme – krenar ta stërvis Ronaldon

Maurizio Sarri është deklaruar për ndeshjen që Juventusi e zhvillon nesër (22 tetor) ndaj Lokomotivës së Moskës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian ka thënë se ata duhet të kenë kujdes ndaj skuadrës ruse, pasi zhvillon një lojë mjaftë të rrezikshme.

Mes tjerash, strategu i Zonjës së Vjetër ka thënë se është krenar edhe që e stërvitë Cristiano Ronaldon.

Maurizio Sarri (Foto: Juventu FC/Twitter)

“Është një ndeshje ndaj një skuadre që po kalon formë të mirë në këtë sezon. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në lojën ndaj tyre, pasi dinë të jenë shumë të rrezikshëm”, ka thënë Sarri në konferencë për media.

Lexo po ashtu Ronaldo për Topin e Artë: Dua tituj kolektiv, jo individual

“Prezenca e Ronaldos në stërvitje? Do të thotë krenari. Çdo lojtarë që e shikon Cristianon të stërvitet, i jep më shumë vullnet për të punuar dhe të jenë gjithmonë në disponim, madje edhe unë jam krenar që e stërvisë Ronaldon (qeshë)”, ka thënë më tej Sarri.

Trajneri i Juventusit dhe Cristiano Ronaldo mbajtën sot konferencën e fundit për media para ndeshjes me Lokomotivën e Moskës që zhvillohet nesër nga ora 21:00 në Allianz Stadium. /Telegrafi/

Exit mobile version