Site icon Telegrafi

Sarri: Kur Ronaldo nuhat gjak, ai është i jashtëzakonshëm

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri e ka etiketuar Cristiano Ronaldon si të jashtëzakonshëm pasi superylli i Juventusit u bë lojtari që shënon më së shpejti 50 gola në Serie A.

Edhe në moshën 35-vjeçare, portugezi vazhdon të vë rekord pas rekordi. Për më shumë, ai u bë futbollisti i vetëm që shënon 50 e më shumë gola në tri ligat e mëdha evropiane, Ligën Premier, La Liga dhe Serie A.

Me dy golat e tij ndaj Lazios, Zonja e Vjetër e ka vënë dorën mbi titull, ndërsa në katër xhirot e mbetura vështirë se dikush mund ta heqë nga froni.

(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Kur Cristiano nuhat gjak… Ai është i jashtëzakonshëm, pasi ai rikuperohet shumë shpejt ndërmjet ndeshjeve. Nuk është vetëm aspekti fizik, por edhe psikologjik.

Lexo po ashtu Gara e jashtëzakonshme për golashënuesin më të mirë ndërmjet Ronaldos dhe Immobiles

“Është nga ata që shpenzojnë energji të madhe në secilën ndeshje, mirëpo rikuperohet secilën herë dhe ai është i klasit botëror si në mendje, ashtu edhe në këmbë”, ka deklaruar Sarri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

Exit mobile version