Telegrafi

Sarri: Kritikat ishin të tepruara, ndërsa fakti është se jemi në krye të tabelës

Maurizio Sarri (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri ka thënë se kritikat ndaj Juventusit kanë qenë të tepruara, prandaj ishte i kënaqur me fitoren e lojtarëve të tij kundër Bolognas.

Pas dy ndeshjeve jo të mira në Kupën e Italisë, Zonja e Vjetër u kthye te fitorja me një triumf prej 2-0 në Stadio Dall’Ara për të vazhduar kryesimin e Serie A.

“Ishim më të mbrehtë fizikisht sonte, sepse e mbajtëm temin dhe intensitetin për 70 minuta, për dallim nga Kupa ku ramë për 20-30 minuta”.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Në futboll dhe në jetë ka opinione dhe pastaj ka fakte. Nëse i dëgjonit opinionet, do të mendonit se kjo skuadër po ndahet në copëza”.

Lexo po ashtu Juventusi nuk e lëshon kreun e tabelës, pas fitores bindëse ndaj Bolognas

“Nëse i shikoni faktet, jemi në krye të tabelës. Kritikat kanë qenë të tepruara dhe na kanë shërbyer si motivim”, ka deklaruar Sarri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/