Chelsea nuk dëshiron ta shes një ndër sulmuesit Michy Batshuayin.
Trajneri i ri i londinezëve, Maurizio Sarri thuhet se ka pasur një bisedim sy më sy me reprezentuesin belg gjatë 24 orëve të fundit.
Futbollisti 24-vjeçar ka tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane pas një huazimi të suksesshëm te Borussia Dortmundi.
Ndër shumë ekipet që po këmbëngulin për shërbimet e lojtarit janë dy klube spanjolle, Sevilla dhe Valencia.
Reprezentuesi italian gjatë bisedës me Batshuayin mësohet se t’i ketë thënë se ka një rol të madh në planet e tij të sezonit të ri.
Gjithashtu raportohet se lojtari ka mirëpritur besimin e Sarri dhe është i gatshëm të mbetet te Chelsea.
Ndryshe, belgu ka pasur dhjetë paraqitje me Dortmundin dhe ka shënuar shtatë gola gjersa po aq gola ka realizuar në 32 ndeshjet e luajtura për The Blues. /Telegrafi/