Telegrafi

Sarri: Kepa mbetet portieri numër një i Chelseat

Maurizio Sarri këmbëngul se Kepa Arrizabalaga mbetet portieri numër një i Chelseat edhe pas lënies rezervë në fitoren 2-0 të Bluve ndaj Tottenhamit të mërkurën.

Italiani zgjodhi Willy Caballeron si titullar pasi Kepa refuzoi të zëvendësohet në fund të vazhdimeve në humbjen e Bluve në Carabao Cup ndaj Manchester Cityt.

Kepas iu dha një gjobë nga klubi, edhe pse ai dhe Sarri fillimisht e shpjeguan incidentin si një keqkuptim.

Lexo po ashtu Skena që rrallë shikohen në futboll: Kepa refuzon të zëvendësohet, Sarri acarohet nga sjella e spanjollit

Sarri tha se po përpiqej të dërgonte një mesazh në skuadrën e tij duke e lënë Kepan në bankë, pasi sipas tij Chelsea është ekip dhe jo koleksion individësh.

Kepa gjatë qëndrimit në bankën rezervë ndaj Tottenhamit (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

I pyetur nëse Kepa është ende portieri i parë i tij, italian tha në një konferencë shtypi: “Sigurisht”.

“Mendoj se ishte vendimi i duhur për lënë në bankë. Kepa ka bërë një gabim të madh, ai ka paguar një gjobë me klubin dhe më pas ka paguar me pozicionin e tij në skuadër”.

Lexo po ashtu Pasi nuk pranoi të zëvendësohet, Chelsea e dënon me para Kepa Arrizabalagan

“Tani mendoj se duhet të ndalet. Kepa do të jetë nga nesër me ne. Nuk e di në ndeshjen e ardhshme nëse ai do të jetë në fushë apo jo, por në një apo dy të tjerat, natyrisht”.

“Ne nuk mund ta vrasim atë. Kur je i ri mund të bësh gabime. Por duhet të kuptoni shumë mirë pas çdo gabimi. Për mua kjo gjë është e mbyllur”, përfundoi Sarri. /Telegrafi/