Site icon Telegrafi

Sarri: Juventusi nuk shënon mjaftueshëm

Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri ka thënë se Juventusi nuk po shënon mjaftueshëm edhe pse shanset para golit nuk po u mungojnë.

Zonja e Vjetër do të përballet në mesjavë me Genoan, por do t’i kenë disa mungesa si Miralem Pjanic dhe Gonzalo Higuain që kanë ende dhimbje në lëndimet e fundit.

Sarri ka kërkuar nga lojtarët e tij që mos t’i shpërdorojnë rastet dhe të shënojnë më shumë gola.

Juventus (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi përqindje të vogël të saktësisë në vogël edhe pse rastet në drejtim të portës nuk mungojnë”, ka thënë trajneri i skuadrës italiane.

“Unë e kam shprehur frikën time te lojtarët për golat e shënuar dhe u kam thënë që të shënojnë më shumë, pasi raste para portës kemi mjaftueshëm”.

Lexo po ashtu Ronaldo ndihet i lodhur: Do të luaja vetëm në Ligën e Kampionëve

“Mendoj se lojtarët duhet të jenë më të fokusuar para golit dhe të shënojnë më shumë, pasi ne aktualisht kemi mungesa të golave”, ka shtuar më tej Sarri.

Juventusi vazhdon të jetë lider i Serie A-së me 23 pikë, një më shumë se Interi që është në vendin e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version