Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain që nuk janar u bashkua me Chelsean, po kalon një sezon mjaft të vështirë.
As largimi i tij nga Milani dhe transferimi te Chelsea nuk ka bërë që “El Pipita” të gjejë formën më të mirë.
Për gjendjen e Higuainnit ka folur edhe Maurizio Sarri, që te Napoli nën drejtimin e tij i kishte shënuar 36 gola në Serie A.
“Higuain më ka thënë që këtu është e vështirë, pasi futbolli në Angli është më fizik dhe mbrojtësit janë të fortë”.
“Në Angli edhe gjyqtarët janë më të ndryshëm me ata në Itali, prandaj ky është krejtësisht një futboll i ri për të”.
“Mendoj se atij i duhet kohë, por neve nuk na premton koha që ta presim”.
“Prandaj, na duhet një Higuain në nivelet më të larta për këta dy muajt e ardhshëm”, ka thënë Sarri për Sky Sport.
Higuain ka shënuar deri më tani tre gola./Telegrafi/