Telegrafi

Sarri flet për humbjen ndaj Lyonit dhe ankohet në gjyqtarët: Në Itali do të na kishin dhënë dy penallti

Juventusi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë nga Lyoni në kuadër të 1/8 së finales në Ligë e Kampionëve.

Zonja e Vjetër humbi me rezultat minimal 1-0 dhe tani duhet ta përmbysë këtë rezultat për të kaluar në çerekfinale.

Por përveç rezultatit, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka mbetur i zhgënjyer edhe nga referimi i kësaj ndeshje.

Numri një i stolit të Juventusit thotë se skuadra e tij është dëmtuar me dy penallti të pa dhëna.

Sarri ka thënë se në Itali gjyqtarët do t’i jepnin dy penallti për ekipin e tyre në rastin e Ronaldos dhe Dybalas, por një gjë e tillë nuk ndodhi në Evropë.

“Në Itali do të na kishin dhënë dy penallti për ne, në rastin e Ronaldos dhe Dybalas”.

“Në Evropë ka një referim tjetër dhe ne duhet të adaptohemi me të”, ka deklaruar Sarri.

Kjo deklaratë e tij ka alarmuar tifozët në rrjetet sociale, duke u tallur me deklaratën e trajnerit italian. /Telegrafi/