Site icon Telegrafi

Sarri flet pas fitores: Higuain dhe Dybala mirë, De Ligt po kthehet, Cuadrado në nivel të lartë

Maurizio Sarri . (Foto/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 3-0.

Ai ka analizuar lojën, por edhe disa lojtarë individualisht, pasi shumica prej tyre kishin një ndeshje të mirë.

“Më pëlqeu mënyra se si Bernardeschi punoi në stërvitje në ditët e fundit dhe e prisja këtë nga ai. Aaron Ramsey kishte nevojë për pushim pasi vinte nga tri ndeshje radhazi dhe ne e dimë se ku mund ta përdorim”.

Maurizio Sarri gjatë ndeshjes me Bayer Leverkusen . (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

“Leverkusen është skuadër që e mban mirë topin, por në finalizim nuk bën asgjë. Kjo edhe sepse mbrojtja u përgjigj mirë dhe De Ligt është në rritje. Në pjesën e dytë, ata ranë dhe ne e ngritëm lojën edhe më shumë”.

“Cuadrado? Është duke interpretuar rolin mirë, dhe të gjithë po përfitojmë nga kjo. Ai duhet të mësojë edhe pak në situatat një në një”.

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

“Shumë mirë Higuain, ashtu si edhe Dybala”.

“Ronado, Dybala Higuain nga minuta e parë? Nëse do të isha në një lokal do të më pëlqente ideja. Por jam në bankë dhe më duhet të mendoj për balancat.  Është ende herët të zbresin të tre në fushë”.

“Interi? Do të nis ta studioj nga dita e mërkurë, kur edhe zbret në fushë me Barcelonën”, ka thënë Sarri pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version