Maurizio Sarri beson se Cesc Fabregas ka pasur nevojë që të largohet për të siguruar një kontratë më afat gjate.
Fabregasit kontrata i skadon në fund të sezonit, por në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Stamford Bridge në Kupën FA ku Bluet u takuan me Nottingham Forest, ai iu dha lamtumirë tifozëve.
Trajneri i Chelseat, Sarri mendon se mesfushori duhet të shkojë diku tjetër dhe të kërkojë një kontratë më të gjatë se një vit, sa i ofronte skuadra aktuale.
“Unë mund të them vetëm mendimin tim, nuk e di vendimin e klubit. Sipas mendimit tim ai duhet të shkojë”.
“Në këtë klub ekziston një rregull, ripërtëritja e lojtarëve mbi 30 vjeç është për një vit. Nuk dua që një lojtar aq i rëndësishëm sa Cesc të mos jetë i lumtur”.
“Nëse Cesc shkon, sigurisht do të kemi nevojë për një zëvendësim”.
“Me mesfushorët ne jemi në telashe pasi është dëmtuar edhe Loftus-Cheek”.
“Nëse situata është serioze apo jo, pa Cescin ne kemi vetëm pesë mesfushorë”, deklaroi Sarri. /Telegrafi/