Site icon Telegrafi

Sarri e do Ronaldon si CR9 te Juventusi, synon t’ia thyejë rekordin Higuainit te Napoli

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri vizitoi Cristiano Ronaldon në pushime për të diskutuar rolin e ri të tij si qendërsulmues dhe mediat tashmë po e quajnë CR9.

Sipas mediave italiane La Stampa, Corriere della Sera, Gazzetta dello Sport, Sarri dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici, fluturuan në Cote d’Azur të premten për një takim ballë për ballë me Ronaldon në jahtin e tij.

Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat ka lënë të kuptohet se do që Ronaldo do të thyejë rekordin ekzistues të Serie A me 36 gola në një sezon të vetëm, të vendosur nga Gonzalo Higuain në Napolin e Sarrit.

Lexo po ashtu Prezantohet Sarri: Juve është klubi më i mirë italian, këtu është detyrim fitorja - trajnimi i Ronaldos një hap para në karrierë  

Çelësi i kësaj thuhet se do të jetë lëvizja e yllit portugez nga krahu në rolin e 9-shit të rremë, duke ndjekur hapat e Dries Mertens dhe Eden Hazardit.

Higuain kishte shënuar 36 gola në sezon te Napoli me Sarrin si trajner 

Sarri bëri të qartë në konferencën e tij për shtyp se ai nuk është i mishëruar me sistemin 4-3-3, pasi ka përdorur edhe 4-3-1-2 në Empoli dhe në fillim të karrierës së tij te Napoli.

Italiani synon të flasë me lojtarët dhe t’i përshtat taktikat e tij me karakteristikat e tyre, duke filluar nga ylli i skuadrës, Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version