Site icon Telegrafi

Sarri e pëson keq nga lojtari i Udineses, trajneri italian bie në tokë pas goditjes në fytyrë që mori

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ishte paksa shumë afër vijës kur u godit aksidentalisht nga lojtari i Udineses, Ignacio Pussetto, gjatë ndeshjes së sotme në Coppa Italia.

Në atë kohë rezultati në Stadio Olimpico ishte 0-0, kur Manuel Lazzari goditi Pussetton në vijën e fushës.

Fatkeqësisht për Sarrin, ai ishte pranë dyshes dhe Pussetto e goditi në fytyrë me shpatull, duke ia rrëzuar edhe syzet.

 

Sarri dhe Pussetto u ngritën pastaj në këmbë me buzëqeshje dhe një përqafim, duke kuptuar se ishte një aksident.

Trajneri gjithashtu ua bëri me dorë tifozëve të Lazios që kënduan emrin e tij pas këtij momenti.

Lexo po ashtu CSKA-Muriqi? Tare tregon të vërtetën

Lazio fitoi 1-0 në këtë ndeshje me golin e Ciro Immobbiles për të kaluar në çerekfinale pas vazhdimeve.

Vedat Muriqi luajti plot 70 minuta, duke e rrezikuar portën disa herë, por për fat nuk ia arriti të shënojë./Telegrafi/

Exit mobile version