Telegrafi

Sarri: E kam dërguar asistentin për t’i kërkuar falje Mourinhos

Maurizio Sarri (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Ndeshja mes Chelseat dhe Manchester Unitedit ka përfunduar tashmë, por derbi i javës në Ligën Premier vazhdon të komentohet për shkak të zënkës në mes të Jose Morunhos dhe asistentit të Maurizio Sarrit, Marco Ianni.

Trajneri portugez është ndjerë i provokuar nga Ianni, por duket se pas ndeshjes çdo gjë është qartësuar dhe ka përfunduar në mënyrë pozitive.

“Nuk kam parë ndonjë gjë në fushë”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Mourinho tregon se çfarë i tha Sarri gjatë zënkës me asistentin e italianit

“Pas ndeshjes kam folur me Jose. Menjëherë e kam kuptuar se ne ishim gabim”.

“Kam folur me pjesëtarët e stafit tim dhe e kam dërguar te Mourinho për t’i kërkuar falje. Mendoj se i takon të kaluarës. Për momentin nuk di asgjë, do të flas me atë”.

Asistenti i Sarrit duke festuar para fryrës së Morinhos golin e Ross Barkleyt ndaj Man Utd (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Duhet të merrem me situatën menjëherë, natyrisht, duhet të flas me Mourinhon prapë”.

“Duhet të jem i sigurt se ai e ka kuptuar se ishte gabimi ynë”, shtoi për fund Sarri. /Telegrafi/