Telegrafi

Sarri: Duhet të luftojmë deri në fund për Ligën e Kampionëve

Maurizio Sarri (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se skuadra e tij e kishte kontrollin e ndeshjes kundër Watfordit, të cilën e fitoi me rezultat 3-0.

Falë këtij triumfi, Blutë i janë afruar shumë kualifikimit në Ligën e Kampionëve, megjithatë duhet pritur se si do të rrjedhin gjërat, kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Lexo po ashtu Chelsea nënshtron Watfordin dhe bën një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve

“Nuk e dimë për Ligën e Kampionëve, duhet ta presim Arsenalin (ndeshjen kundër Brightonit)”.

Gonzalo Higuain dhe Maurizio Sarri (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Por, ndoshta duhet të shkojmë në ndeshjen e fundit dhe të përpiqemi të fitojmë. Duhet të luftojmë deri në minutën e fundit të sfidës së fundit”, ka thënë Sarri për BBC.

Leicester City është kundërshtari i fundit i Chelseat këtë sezon në Ligën Premier. /Telegrafi/