Site icon Telegrafi

Sarri i dashuruar me Ligën Premier: Këtu një ndeshje është festë, në Itali luftë

LONDON, ENGLAND - AUGUST 05: Maurizio Sarri, Head Coach of Chelsea talks to his players during a drinks break during the FA Community Shield between Manchester City and Chelsea at Wembley Stadium on August 5, 2018 in London, England. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Maurizio Sarri është dashuruar me futbollin anglez qysh në fillimin e tij në Londër.

Trajneri italian iu bashkua Chelseat gjatë kësaj vere dhe ka filluar në mënyrë spektakolare aventurën e tij në Angli.

Në dy ndeshjet e para në Ligën Premier, Sarri me Chelsean e tij ka marrë maksimumin e pikëve.

Kësisoj para ndeshjes me Newcastle që Chelsea do ta zhvillojë në udhëtim, Sarri ka folur për dallimin mes dy kampionateve, Serie A dhe Ligës Premier.

Maurizio Sarri. (Getty Images)

“Së pari dua ta falënderojë Rafa Benitezin pasi është një trajner i madh. Kur shkova në Napoli ai e kishte përgatitur mjaftë mirë ekipin dhe kësisoj e bëri më të lehtë punën time”, tha Sarri.

“Do të jetë tejet e vështirë për ne ndaj Newcastle, pasi është një rival i vështirë”.

“Vitin e kaluar në këtë fushë kishin humbur edhe Manchester United e Arsenalit”, deklaroi trajneri italian.

Tutje Sarri ka folur për dallimin mes dy kampionateve, duke thënë se në Angli është festë ndërsa në Itali një ndeshje futbolli si luftë.

“Në Itali plas lufta pa nisur fare mirë një ndeshje futbolli dhe nëse një skuadër është duke humbur 2-0 pas 20 minutave atëherë quhet ndeshje e mbyllur”.

(Getty Images)

“Ndërkohë në Angli përpara fillimit të ndeshjes konsiderohet si festë, ndërsa lufta është vetëm 90 minuta në fushë”.

“Ndeshjet janë të hapura deri në fund dhe kjo më bën ta dua këtë kampionat. Me lehtësi zgjedh Anglinë para Italisë”, u shpreh Sarri. /Telegrafi/

Exit mobile version