Telegrafi

Sarri: Me Cityn kemi diferencë 30 pikë, më mirë të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës

Sarri pritet t'i largojë shumë lojtarë që i cilëson si të panevojshëm (Getty Images)

Chelsea e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme këtë kampionat, ku nga katër ndeshjet e para ka marrë po aq fitore.

Me ardhjen e trajnerit italian Maurizio Sarri ka ndryshuar tërësisht loja e klubit londinez që po pëlqehet mjaftë shumë në Angli.

Huddersfield, Arsenal, Newcastle dhe së fundmi Bournemouth ishin skuadrat që Chelsea triumfoi përballë tyre.

Por trajneri i londinezëve nuk e sheh ekipin e tij për titull, pasi thotë se kanë 30 pikë diferencë me Manchester Cityn.

“Diferenca në fillim mes ne dhe Cityt ka qenë 30 pikë. Mendoj se është tejet e vështirë t’i rikuperosh aq shumë pikë brenda një sezoni”.

Festa e Eden Hazardit te goli ndaj AFC Bournemouth ( Getty Images)

“Jam shumë i lumtur që kemi 12 pikë në katër ndeshje, por mendoj se mund të bëjmë më shumë, duhet të përmirësohemi”, tha Sarri.

Tutje trajneri italian foli edhe për titullin e kampionit duke thënë se nuk i pëlqen të flas për këtë njëherë.

“Për ne mendoj se më mirë është të flasim vetëm për ndeshjen e radhës”.

Getty Images)

“Skuadra po luan mirë dhe nëse mendojmë gjithmonë vetëm për ndeshjen e radhës atëherë do ta shohim në fund se ku do të jemi”, përfundoi Sarri.

Edhe ndeshjen e radhës Chelsea e zhvillon në shtëpi, pasi do të jetë nikoqir i Cardiffit. /Telegrafi/