Telegrafi

Sarri: City është tjetër nivel, ne duhet të luftojmë për katërshe

Maurizio Sarri (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka shfuqizuar shanset e klubit për të fituar titullin e Ligës Premier, duke thënë se duhet të luftojnë për katërshe.

Blutë e Londrës tani janë 10 pikë poshtë Manchester Cityt pas humbjes në mbrëmjen e së mërkurës ndaj Wolves.

Ata do të kenë mundësinë të zvogëlojnë këtë diferencë kur klubi i Pep Guardiolas viziton Stamford Bridge të shtunën.

Lexo po ashtu Sarri: City më lartë se ekipet tjera, duhet të vazhdojmë ta zvogëlojmë diferencën që nga ndeshja me Tottenhamin

Megjithatë, Sarri mendon se një rezultat pozitiv nuk do të ndikojë në garën e titullit, pasi City është tjetër nivel dhe klubi i tij duhet të luajë dhe luftojë për top katërshe.

“Siç e thashë më parë, Manchester City është një tjetër kategori, për momentin ata nuk janë në kategorinë tonë”, ka thënë fillimisht Sarri.

Man City është tjetër nivel sipas Sarrit (Getty Images)

“Ne [Chelsea] duhet të luajmë dhe të luftojmë për të qenë në top katër në fund të sezonit”.

Sarri thotë se skuadra e tij do të duhet të luftojë për top katërshe (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Rezultati është shumë i vështirë për këtë, sepse unë e di shumë mirë që në çdo ndeshje duhet të fitoni pikë”.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon pozicionin e secilit ekip të Ligës Premier se ku do të përfundojë – City kampion, United jashtë katërshes

“Në kampionatin e fundit në Itali humba Serie A me 91 pikë, kështu që e di shumë mirë që në çdo ndeshje duhet të

“Është shumë e vështirë për të qëndruar në katër vendet e para”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/