Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka shfuqizuar shanset e klubit për të fituar titullin e Ligës Premier, duke thënë se duhet të luftojnë për katërshe.
Blutë e Londrës tani janë 10 pikë poshtë Manchester Cityt pas humbjes në mbrëmjen e së mërkurës ndaj Wolves.
Ata do të kenë mundësinë të zvogëlojnë këtë diferencë kur klubi i Pep Guardiolas viziton Stamford Bridge të shtunën.
Megjithatë, Sarri mendon se një rezultat pozitiv nuk do të ndikojë në garën e titullit, pasi City është tjetër nivel dhe klubi i tij duhet të luajë dhe luftojë për top katërshe.
“Siç e thashë më parë, Manchester City është një tjetër kategori, për momentin ata nuk janë në kategorinë tonë”, ka thënë fillimisht Sarri.
“Ne [Chelsea] duhet të luajmë dhe të luftojmë për të qenë në top katër në fund të sezonit”.
“Rezultati është shumë i vështirë për këtë, sepse unë e di shumë mirë që në çdo ndeshje duhet të fitoni pikë”.
“Në kampionatin e fundit në Itali humba Serie A me 91 pikë, kështu që e di shumë mirë që në çdo ndeshje duhet të
“Është shumë e vështirë për të qëndruar në katër vendet e para”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/