Site icon Telegrafi

Sarrazin: Kemi kërkuar sanksionimin e Radojçiqit, s’kemi kuorumin e duhur në Këshillin e BE-së

Foto: Arkiv

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është shprehur se kanë kërkuar kërkuar sanksionimin e Milan Radoiçiqit, por  sipas tij nuk e kanë kuorumin e duhur në Këshillin e Bashkimit Evropian.

Sarrazin tha se politika e sanksioneve në Bashkimin Evropian është evropianizuar, “dhe unë besoj që ky është vendimi i duhur”.

“Nuk është në mënyrë që secili në Evropë bën çdo gjë që do Gjermani, siç e dini ne kemi kërkuar sanksionimin e Milan Radoiçiqit për një kohë të gjatë. Por, fatkeqësisht nuk e kemi kuorumin e duhur në Këshillin e Bashkimit Evropian, sepse disa shtete anëtare të tjera të BE-së kanë mendime të tjera. Kështu që politika e sanksioneve nuk i takon vendimit të një shteti anëtar të vetëm”, është shprehur ai, për Klan Kosova.

Sarrazin ka folur edhe për çështjen e dinarit serb, të cilën e sheh të lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka theksuar se politikanët kosovarë duke mos marrë pjesë në takimet ku diskutohet për dinarin dalin më pak sovranë.

“Sa i përket çështjes së dinarit unë e shoh shumë të lidhur me dialogun. Nuk mendoj që politikanët duken më sovranë kur nuk janë të gatshëm të diskutojnë për masat që vendosen në Republikën e tyre, ata natyrisht mund të bëjnë të qartë rolin e institucioneve dhe qëndrimin e tyre. Por kur e mohoni që të bëhet biseda dhe e mohoni të mundoheni të bëni një zgjidhje, dhe nuk dukeni më shumë sovranë. Sovraniteti është qëllim i Kosovës, unë personalisht e mbështesë me gjithë zotimin tim, e di që ka biseda në zhvillim e sipër dhe pres që të gjithë të punojnë për zgjidhje për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Sarrazin.

Exit mobile version