Site icon Telegrafi

Sarah thotë se është akoma herët për një fejesë me DJ PM: Kemi tre muaj që njihemi

DJ PM dhe Sarah Berisha (Foto: YouTube)

Blogerja nga Shqipëria, Sarah Berisha, për publikun u bë më e njohur që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo krahas lojës ka nisur edhe një lidhje dashurie me DJ nga Kosova, PM.

Çifti po shijojnë çdo moment së bashku, gjersa pas daljes nga BBV janë tërës kohës me njëri-tjetrin.

Sarah Berisha (Foto: Instagram)

Sarah së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë për jetën dhe karrierën profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

E pyetur për ndonjë plan për fejesë me DJ PM, ajo thekson se është akoma herët pasi kanë vetëm tre muaj që njihen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga DJ PM

“A keni ndonjë plan për fejesë me DJ PM?”, ka qenë pyetja drejtuar Berishës.

“Mos ma merrni për të keq, por këto pyetjet për fejesë/martesë dhe për fëmijë ju lutem mi kurseni. Sapo kemi dalë nga një format televiziv, tre muaj kemi që njihemi me njëri-tjetrin. Çdo gjë kërkon kohën e saj”, u shpreh ajo.

Përveç Sarës dhe PM, romancë brenda shtëpisë kanë nisur edhe Dagz me Einxhel dhe Donald Veshaj e Beatrix Ramosaj. /Telegrafi/

Exit mobile version