Telegrafi

Sarah Jessica Parker rikthen karakterin e Carrie Bradshaw në një reklamë të re

Sarah Jessica Parker (Foto:Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Aktorja hollivudiane, Sarah Jessica Parker, e ka rikthyer karakterin e saj ikonik, Carrie Bradshaw, nga “Sex and the City” në një reklamë të re për fushatën e Stella Artois.

Edhe pse protagonistja nga seriali dhe filmat është e njohur për pijet martini, aktorja e famshme megjithatë vendosi që të merrte pjesë në reklamën për birra.

Sarah Jessica Parker (Foto; Mike Coppola/Getty Images)

E veçanta e fushatës qëndron në aspektin humanitar – për t’i dhënë fund krizës globale të mungesës së ujit.

Lexo po ashtu Lajmet për Sarah Jessica Parker

Në fakt, për secilën shtambë Stella Artois që do të shitet, prodhuesi belg do të kujdeset që një person në vendet në zhvillim të ketë qasje në ujin e pijshëm.

Në reklamë, krahas Carriet, paraqitet edhe Jeff Bridges në rolin e Dude nga filmi “The Big Lebowski”.

Siç thonë nga Stella Artois, Dude dhe Bradshaw janë ikona të kulturës pop. Edhe pse ka kohë që karakteret nuk janë pjesë e ekraneve, kompania belge është e bindur se edhe gjeneratat e reja në ditët e sotme vazhdojnë t’i shikojnë.

“Sex and the City” nga qenë një komedi-dramë romantike që është transmetuar nga HBO gjatë viteve 1998-2004 dhe më pas janë xhiruar edhe filma të bazuar në serialin e krijuar nga Darren Star. /Telegrafi/