Site icon Telegrafi

Sarah Jessica Parker paditet për mosrespektim të marrëveshjes

(Foto: Getty Images)

Krahas premierës së filmit të ri, “Blue Night”, që jepet në Festivalin e Filmit Tribeca dhe promovimit të linjës së re të koleksionit të fustaneve të nusërisë, SJP x Gilt, Sarah Jessica Parker po përballet edhe me një padi.

Dizajnerja e stolive, Kat Florence, e ka paditur aktoren për mospromovimin e linjës së saj të stolive të diamantit, përkundër se ishte paguar miliona dollarë.

(Foto: Getty Images)

Këtë javë, Florence e ka njoftuar Gjykatën Federale në New York se e ka paguar aktoren plot pesë milionë dollarë me këste dhe ia ka dhënë 10 për qind të përfitimeve nga shitja e stolive (që në total e ka paguar 7.5 milionë dollarë).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Sarah Jessica Parker

Ajo ka thënë më tej se Sarah Jessica është dashur të ishte e pranishme në evenimente të ndryshme për promovimin e stolive në vjeshtën e vitit 2016 ku kishte dalë koleksioni për herë të parë, mirëpo Parker e kishte ndërprerë bashkëpunimin.

(Foto: Getty Images)

Madje për shkak të mosprezencës së aktores kishte pasur raste kur evenimentet promovuese janë anuluar në tërësi.

“Data dhe koha nuk iu janë përshtatur mbrëmjes së prezantimit të produktit që ishte planifikuar, ndërsa ishte pjesë e obligimeve nga marrëveshja. Pos kësaj, e paditura ka refuzuar të ofrojë alternativa për terminët dhe datat”, shkruan mes tjerash në padinë e dizajneres.

Florence kryesisht e ka paditur Parkerin për shkelje të marrëveshjes dhe pakujdesi në prezantim. Ajo kërkon dëmshpërblim për shpenzimet e linjës së produkteve që nuk janë reklamuar nga aktorja. /Telegrafi/

Exit mobile version