Telegrafi

Sarah Jessica Parker luan rolin kryesor në komedinë romantike “Here and Now”

Sarah Jessica Parker (Photo by Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)

Sarah Jessica Parker luan rolin e një këngëtareje të muzikës xhaz që është në krizë të moshës së mesme, në filmin e ri të regjisorit Fabien Constant me titull “Here and Now”.

Krahas saj, në këtë film luajnë edhe Simon Baker, Jacqueline Bisset, Renee Zellweger, Taylor Kinney e Waleed Zuaiter – transmeton Rolling Stone.

Shfaqja e këtij filmi nëpër kinema do të fillojë nga 9 nëntori i këtij viti.

Në një prej paraqitjeve të shkurtra të publikuara për këtë film, protagonistja Vivienne (që portretizohet nga Parker) tregon në lidhje me albumin e saj të ri që do të shënojë 25-vjetorin e karrierës në një klub në New York.

Lexo po ashtu Lajmet për Sarah Jessica Parker

E pyetur në lidhje me statusin e saj në industrinë muzikore, ajo thotë se është kënaqur që arrin t’i paguajë faturat dhe mund të interpretojë në klubet legjendare me muzikantë të mëdhenj.

Megjithatë, ngjarja ndryshon kur Vivenne hyn në një taksi dhe shkon në spital, ku duket se zbulon diçka të rëndë.

Më pas, ajo lidhet me njerëzit e rëndësishëm, të cilët nuk i ka takuar për një kohë të gjatë, duke filluar nga nëna e saj dhe ish-bashkëshorti.

Ky film është dhënë premierë më 19 prill të këtij viti në Festivalin e Filmit në Tribeca, ndërsa nëpër kinematë botërore do të shfaqet nga muaji i ardhshëm. /Telegrafi/