Telegrafi

Sarah Berisha dhe DJ PM shijojnë pushimet dimërore në Brezovicë

Një prej çifteve më të përfolura të edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania ishin Sarah Berisha dhe DJ PM.

Dyshja krijuanë romancën gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme dhe që atëherë janë pothuajse të pandashëm.

Së fundmi çifti simpatik po shijojnë pushimet dimërore së bashku dhe si destinacion kanë zgjedhur Brezovicën.

Ata kanë publikuar imazhe dhe video të ndryshme nga atje ku shihen në veshje skijimi dhe gjithashtu në momente të tjera së bashku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sarah Berisha

Ndërkohë, kujtojmë që Sarah dhe DJ PM ende nuk kanë dërguar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, ndryshe nga çifti tjetër Eixhel Shkira dhe DJ Dagz.

Einxhel dhe Dagz pak javë më parë u bënë prindër dhe pak para ardhjes në jetë të fëmijës u fejuan. /Telegrafi/